in

Ali Podrimja ka vdekur për dehidratim

Sipas raportit paraprak mjeko-ligjor të kryer nga autoritetet franceze, mbi të nuk është ushtruar dhunë, por mendohet se duke humbur orientimin në pyll, të ketë vdekur si pasojë e dehidratimit.

Prishtinë, 25 korrik 2012 – Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja mbërrin të enjten paradite në Kosovë. Raporti mjeko-ligjor i kryer nga autoritetet franceze thekson se mbi të nuk është ushtruar dhunë, por mendohet se duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.

“Poetin e madh kosovar, Ali Podrimja, nuk e ka vrarë askush, as nuk ka bërë vetëvrasje. Vdekja dyshohet të jetë si pasojë e dehidratimit”. Kështu kanë thënë për gazetën Express, burime të afërta.

Tashmë autoritetet franceze vetëm se kanë përfunduar procesin e autopsise dhe sipas rezultateve, mbi trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo sulmi.

Express ka mësuar se raporti i autopsisë nuk pritet të mbërrijë në Kosovë para dy javësh, për shkak të procedurave ligjore që duhen zbatuar.

Por në të njëjtën kohë, trupi i pajetë i poetit nuk do të presë kaq gjatë që të varroset në vendlindjen që e deshi aq shumë, e të cilës i kushtoi krijimtarinë e tij.

Podrimja është gjetur i vdekur në Francë disa ditë më parë ku po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée” në qytetin e Lodève. I kishte humbur kontaktet me zyrtarët dhe kolegët e festivalit që nga 17 korriku në mbrëmje, ndërsa me familjarët dhe kolegët në Prishtinë, kishte kontaktuar për herë të fundit me 18 korrik në mëngjes.

Nishani president

Quasi mezzo milione gli albanesi regolarmente presenti in Italia