in

Vrau të shoqin e tentoi vetëvrasjen. Nga spitali në burg 52-vjeçarja Mehmeti

Më 21 korrik e gjetën në shtëpi, thuajse të vdekur krah të shoqit pa jetë, Antonio Manco. Për forcat e rendit bëhej fjalë për vrasje e tentativë vetëvrasjeje. Më 30 korrik me të dalë nga spitali Fitnete Mehmeti arrestohet me akuzën e vrasjes

Fitnet Mehmeti
Romë 31 korrik 2012 – Karabinierët e Melissanos në provincën e Lecces kanë arrestuar Fitnet Mehmetin, 52 vjeçe, për vrasjen e të shoqit Antonio Manco 73 vjeç.

Vrasja e vetëvrasja u zbuluan mesditën e 21 korrikut, kur karabinierët e thirrur nga një nip i Mancos kanë gjetur në shtëpi burrin të pajetë ndërsa gruan gjallë por në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas rindërtimit të skenës së krimit e dinamikës së ngjarjeve, hetuesit kanë mbledhur elementë të mjaftueshëm për të kërkuar arrestimin e të shoqes, Fitnet Mehmeti, arrestim që u bë sapo kjo doli nga gjendja e rëndë shëndetësore dhe u nxorr nga spitali Vito Fazzi i Lecces ku ishte e shtruar. Nga 30 korriku është mbyllur në burgun e Lecces.

USA Today: “Shqipëria zien akoma nga gjakmarrjet”

Babai hedh foshnjën nga kati i katërt i maternitetit