in

Capo d’Otranto Sekuestrohen 122 kg marijuhanë, arrestohen dy skafistët

Rreth 10 milje larg brigjeve italiane, Guardia di Finanza e Taranto ka ndaluar një gomone që sillte nga Shqipëria 122 kg marijuhanë. Arrestohen dy skafistët shqiptarë

Romë, 4 gusht 2012 – Grupi aerodetar i Guardia di Finanza e Tarantos gjatë monitorimit të ujërave detare ka zbuluar gjatë natës në det të hapur përpara Capo d’Otrantos një gomone rreth 2,8 metra të gjatë me dy persona në bord. Duke dyshuar për trafiqe të paligjshme, financierët e kanë ndjekur gomonen deri rreth orës 4 të mëngjesit e kanë vendosur të ndërhyjnë.

Në bashkëpunim me Repartin operativ aerodetar të Barit, kanë ndaluar gomonen e kanë hipur në të kur ishte rreth 10 milje larg nga Capo d’Otranto. Në të gjetën 122 kg marijuhanë, që e hedhur në treg do të kish dhënë si fitim rreth një milion euro, dhe dy skafistët shqiptarë, njëri 34 vjeç, me iniciale S.A. dhe tjetri 30 vjeç me inicialet e emrit A.A. Droga dhe mjeti lundrues u sekuestruan ndërsa dy shqiptarëve iu vunë hekurat për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Nga fillimi i vitit dhe vetëm përgjatë brigjeve puljeze, financierët kanë sekuestruar rreth 4.800 kg lendë të ndryshme narkotike, 7 mjete lundruese dhe kanë arrestuar 9 shqiptarë.

 

Ministria e Brendshme: Sanatoria vetëm për klandestinët në Itali

Firence Makinë e armë të vjedhura. Arrestohen shtatë persona