in

Të ardhurat minimale për bashkimet familjare

Me paketat e sigurisë së viteve të fundit kanë ndryshuar edhe të ardhurat e nevojshme për bashkimet familjare. Në përgjithësi kush kërkon të sjellë në Itali familjarë të tij duhet të ketë të ardhura sa çeku social për vete dhe gjysmë çeku social për çdo familjar që kërkon të sjellë.

Me përjashtim të disa rasteve të veçanta të parashikuara shprehimisht në ligj si kur është fjala për bashkim familjar me dy a më shumë bij të mitur nën 14 vjeç apo kur bashkimi familjar për dy a më shumë persona kërkohet nga persona që gëzojnë statusin e të mbrojturit ekonomikisht. Në të dyja këto raste të veçanta shuma e kërkuar është të paktën sa dyfishi i çekut social, që për vitin 2010 është 5.349,89 euro, pra duhet të kenë të ardhura jo më pak se 10.699,78 euro.

Ja disa shembuj

Bashkim familjar me gruan
Shtetasi i huaj, rezident në Itali, që kërkon bashkimin familjar me gruan e tij duhet të fitojë në vit të paktën 5.349,89 euro për vete, dhe 2.674,94 euro për gruan. Pra të ardhurat e tij vjetore duhet të jenë, të paktën 8.024,83 euro.

Bashkim familjar me gruan dhe një fëmijë
Në këtë rast i huaji që paraqet kërkesë duhet të fitojë të paktën 5.349,89 euro për vete, 2.674,94 euro për gruan dhe 2.674,94 për fëmijën, pra të ardhurat e tij vjetore nuk mund të jenë nën 10.699,78 euro.

Bashkim familjar me gruan dhe tre fëmijë mbi moshën moshën 14 vjeç
Në këtë rast i interesuari duhet të fitojë në vit, përveç shumës së një çeku social për vete edhe gjysmë çeku për secilin prej familjarëve, pra duhet  të ketë të ardhura vjetore të paktën sa trefishi i çekut social, pra 16.049,67 euro.

Shpëton 4 vajza në det, lavdërime solemne nga kryebashkiaku

Çfarë është kohezioni familjar