in

Si të veprojmë kur na humbin apo dëmtojnë bagazhin?

Kohë pushimesh dhe peripecish /2
Për kë udhëton telashet mund të shfaqen qysh në aeroport ose në stacion të trenit: fluturimi është me vonesë ose është anuluar, valixhet janë dëmtuar ose kanë humbur. Ç’të drejta kemi si udhëtarë? Si të veprojmë për t’u shpërblyer për dëmet e shkaktuara nga kompanitë  ajrore?

Humbja e valixheve: ku të drejtohemi e si të veprojmë
Duhet shkuar menjëherë në zyrën Lost and Found (Zyra e Bagazheve të humbura) të aeroportit për të denoncuar humbjen ose dëmtimin e bagazhit. Janë të nevojshme: bileta e fluturimit, kuponi i bagazhit dhe përpilimi i modulit PIR (Passenger Irregularity Report) ku duhet të shënohen karakteristikat fizike e bagazhit (përmasat, ngjyra, modeli, marka). Paditja në Zyrën e Bagazheve të humbura, u hap rrugën kërkimeve për bagazhin.
Bagazhi konsiderohet zyrtarisht i humbur nëse nuk dorëzohet brenda tri javëve (21 ditëve) nga data e mbërritjes së avionit, por shoqëria ajrore mund të njohë edhe në një kohë më të shkurtër humbjen e bagazhit. Në këtë pikë pasagjeri mund të bëjë reklamimin me shkrim (këshillohet gjithnjë me postë rekomandč, me lajmërim marrjeje). Në reklamim duhet specifikuar dëmi i pësuar, duke dhënë provat (listën e detajuar të sendeve/rrobave që përmbante çdo bagazh që nuk është dorëzuar, kopjen e biletës, kuponin e bagazhit të humbur, kopjen e formularit PIR të përpiluar në aeroport. Kompania ajrore është përgjegjëse edhe kur nuk ka faj, me përjashtim të rastit kur arrin të demonstrojë që përgjegjësia e dëmit është e pasagjerit ose që ky ka kontribuuar me neglizhencë, fshehje apo akte të paligjshme.
Në rast dëmtimi të bagazhit, brenda 7 ditëve nga mbërritja juaj mund t’i paraqisni reklamim me shkrim (këshillohet gjithnjë me postë rekomandč, me lajmërim marrjeje) kompanisë ajrore, duke bashkangjitur kopjen e PIR-it të përpiluar në aeroport. Kompania ajrore është përgjegjëse edhe nëse nuk ka faj, me përjashtim të rastit kur arrin të demonstrojë që përgjegjësia e dëmit është e pasagjerit ose që ky ka kontribuuar me neglizhencë, fshehje apo akte të paligjshme, apo kur është fjala për një defekt të vetë bagazhit.

Dëmshpërblimi
1. Për shoqëritë ajrore evropiane dhe të tjera që kanë nënshkruar konventën e Montrealit përgjegjësia e shoqërisë për dëmin e shkaktuar nga humbja, vjedhja, dëmtimi, dorëzimi me vonesë i bagazhit është e kufizuar, maksimumi, rreth 1.167 euro për çdo bagazh të trasportuar dhe dëmshpërblimi që ato japin është sipas dëmit efektiv të pësuar (gjithnjë pa kapërcyer 1.167 eurot);
2. Për kompanitë ajrore që nuk kanë nënshkruar konventën e Montrealit përgjegjësia e kompanisë është 20 dollarë (rreth 15 euro) për kg të bagazhit të transportuar.
Është gjithnjë e mundshme që të rritet niveli i dëmshpërblimit përmes të ashtuquajturës “deklaratë të vlerës”, që bëhet në momentin e check-in-it, që mundëson ndritjen e përgjegjësisë së kompanisë, por kundrejt pagesës së një tarife shtesë nga pasagjeri: deklarimi i vlerës së bagazhit bëhet me përpilimin e formularëve të posaçëm që kërkohen në check-in.

Lexo edhe: Ç’dëmshpërblime parashikohen për vonesat e udhëtimit me avion

Regjistrimi i popullsisë. Berisha: “Mjeranë, ata që kritikojnë ligjin”

Mbërrijnë pasaporta të reja në Romë e Milano