in

Sekuestrohen 33 kg drogë e arrestohen tre persona

Tre shqiptarë, dy burra, 36 dhe 25 vjeç, dhe një e re 20 vjeçare kanë përfunduar në pranga për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Romë, 11 shtator 2012 – Mëse 33 kilogramë marijuhanë u kapën në një automjet me targë shqiptare që sapo kishte mbërritur në portin e Barit nga Mali i Zi. Financierët zbuluan lëndën narkotike të fshehur në ndenjësen e pasme të makinës dhe brenda një hapësirë të telajos.

Janë arrestuar tre persona, te gjithë shqiptarë. Dy burra, 36 dhe 25 vjeç dhe një e re 20 vjeçare kanë përfunduar në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe për kontrabandë doganore.

Llogaritet që marijuana e kapur  ka një vlerë prej rreth 300 mijë eurosh.

Zvicër–Shqipëri, 16 lojtarë shqiptarë në fushë

Ho sposato un italiano. Quando avrò la cittadinanza?