in

Sanatoria. Udhëzimet për përpilimin e kërkesave online

Në sitin e ministrisë së Brendshme dy modele në dispozicion: EM-DOM për legalizimin e punonjësve shtëpiakë dhe EM-SUB për punonjësit e tjerë. Ja si të përpilohen

Romë, 14 htator 2012 – Kërkesat për legalizimin e punonjësve të huaj do të mund të paraqiten online nga ora 8.00 e 15 shtatorit deri në orën 24 të 15 tetorit 2012. Punëdhënësit o të mund të gjejnë online modelet e kërkesës vetëm nga ora 8.00 e 15 shtatorit në faqen e Ministrisë së Brendshme me adresë nullaostalavoro.interno.it.

Ministria e Brendshme njofton se do të jenë dy modele. Ai që quhet EM-DOM do të përdoret për të kërkuar legalizimin e punonjësve familjarë (colf, badanti, babysitter…), ndërsa tjetri, i quajtur EM-SUB për kërkesat e legalizimit të punonjësve të tjerë të varur.

Këtu poshtë gjeni udhëzimet për përpilimin e modeleve, me “faqet elektronike” kryesore që shfaqen në ekran hap pas hapi. Për t’i vizualizuar sa më mirë, është e udhës t’i shkarkoni udhëzimet në kompjuterin tuaj:

Udhëzime Modeli EM-DOM: deklarata e legalizimit të punës së parregullt shtëpiake apo të asistencës per personin

Udhëzime Modeli EM-SUB: deklarata e legalizimit të punës së varur të parregullt

 

 

Qarkore e re e ministrisë. Sanatore edhe për ata që kanë leje qëndrimi

Kopshti zoologjik i Tiranës, burg për kafshët