in

Kopshti zoologjik i Tiranës, burg për kafshët

Kopshti zoologjik i Tiranës nuk është veçse një burg për kafshët që jetojnë në të. Një reportazh mbi kushtet e mjerueshme të të burgosurve të “Tirana ZOO” është përgatitur nga Dario Lapenta e Laetitia Bollinger për gazetën Meteora, të cilët kanë dokumentuar me fotografi dhe  video jetën e luanëve, dhelprave, arinjve etj., të mbyllur për orë të tëra të ditës në kafaze të vogla e të errëta, të ushqyer keq e në kushte higjienike të mjerueshme.

Dy reporterët kanë vendosur të bëjnë një peticion për mbylljen e Kopshtit Zoologjik të Tiranës dhe shpëtimin e kafshëve (që mund të nënshkruani në këtë lidhje).

 

Sanatoria. Udhëzimet për përpilimin e kërkesave online

Sanatoria Nis paraqitja e kërkesave