in

Moiano. Vdes druvari 25-vjeçar i shtypur nga pema që po priste

Ishte duke punuar me të vëllanë kur ka ndodhur fatkeqësia

Romë, 22 tetor 2012 – Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot në mëngjes i zënë poshtë nga një pemë. Sipas karabinierëve të Città della Pieve që kanë shkuar në vendngjarje, djali bashkë me të vëllanë – që fatmirësisht në aksident nuk ka pësuar asgjë – po priste një plep në zonën mes Moianos dhe Chiusit kur për shkaqe ende të panjohura ka mbetur i shtypur nën pemë.

Për 25 vjeçarin, rezident prej vitesh në Città della Pieve, ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë nuk mundi të bënte asgjë.

Tani punonjës të Asl-it dhe karabinierët po kontrollojnë për të verifikuar nëse janë respektuar apo jo të gjitha normat e sigurisë në punë.

 

Ish të përndjekurit politikë ndërpresin grevën

Il telegiornale Rai allo stadio: “I napoletani puzzano”