in

Brescia E shtypin dhe nuk i japin ndihmë. Në gjendje shumë të rëndë 23 vjeçari

Policia u kërkon ndihmë të gjithë atyre që mund të kenë parë makinën që ka shtypur 23-vjeçarin shqiptar dhe e ka braktisur pa i dhënë ndihmën

Romë, 28 tetor 2012 – E kanë gjetur pa ndjenja, në mes të rrugës, në orën 2.30 të natës mes të shtunës e të dielës, dhe tani është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, i shtruar në repartin e Rianimacionit të Spitalit Civil të Brescias. Viktima është një 23 vjeçar shqiptar, punëtor në një ndërmarrje të zonës.

23 vjeçari është pikasur buzë rrugës Orzinuovi nga disa kalimtarë që kanë dhënë alarmin. Ekipi i ambulancës fillimisht ka menduar se ai ishte i sëmurë por me të shkuar në spital kanë kuptuar se djali kishte në trup plagë të shkaktuara në aksident rrugor. Duhet të jetë goditur me forcë nga një makinë që e ka braktisur buzë rruge pa i dhënë ndihmën e shpejtë.

Policia e Brescias deri tani nuk ka asnjë ide se si dhe kur mund të ketë ndodhur aksidenti ndaj kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë apo dëgjuar diçka.

Arrestohen shtatë persona për favorizim të emigracionit klandestin

Sanatoria. Regjistrim në Shërbimin shëndetësor për të huajt e parregullt në pritje të legalizimit