in

Pas ‘Shqipëria një euro’, vjen edhe ‘shtetësia shqiptare 200.000 euro’

Kreu i qeverisë, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sapo ka deklaruar se qeveria shqiptare ka vendosur që të japë shtetësinë për të gjithë ata të huaj që investojnë 200 mijë dollarë e sipër në Shqipëri.

 “Jepet shtetësia për ata që kanë investuar 200 mijë dollarë dhe e faktojnë përmes organit tatimor. Është praktikë. Para një muaji e vendosi Bullgaria, e ka Hungaria e ka Mali i Zi dhe në një formë ose një tjetër e kanë edhe vende të zhvilluara” tha Berisha.

Ai u shpreh si ky vendim nuk përfshin shqiptarët etnikë pasi për këtë do të ketë një ligj tjetër të përbashkët me opozitën. “Del sikur po u shesim shqiptarëve shtetësinë, se kjo nuk mund të ndodh kurrë sepse ata kanë shtetasin natyrale shqiptare. Por kjo pikë duhet të jetë një veprim i përbashkët. Duhet diskutuar me Kosoven pasi Kosova eshte shtet”, tha Berisha. 

Berisha nuk përcaktoi se kush mund të ishin të huajt e interesuar që të merrnin shtetësinë shqiptare pas një investimi prej 200.000 eurosh.

Shqipërisë i mohohet për të tretën herë statusi i kandidatit

Karta Blu. Nis njohja e kualifikimeve profesionale