in

Lamtumirë Roland Trebicka

Aktori i mirënjohur është ndarë dje nga jeta në moshën 66 vjeçare, pasi luftoi për dy vjet kundër një kanceri në mushkëri. Roland Trebicka, u bë i njohur për publikun me filmin Debatiku, më 1961, ndërsa për herë të fundit iu kthye skenës së Teatrit Kombëtar, pas sëmundjes së rëndë, me rolin e Seit Beut në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”, fituese e konkursit për dramën shqipe me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Tiranë, 7 mars 2013 – Mes duartrokitjeve të shumta është përcjellë për në banesën e fundit aktori Roland Trebicka. Familjarë, miq, kolegë, por edhe ata që e njihnin vetëm prej ekranit zhvilluan sot, në Teatrin Kombëtar, aty ku Trebicka i dha frymë rolit të tij të fundit, homazhe në nderim të artistit që me mjeshtërinë

theu të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë, të pakapshme ende sot (në rolin e Jovan Bregut, për shembull, në Pallatin 176, i cili mbushi sallën e Teatrit Kombëtar për 460 herë dhe dhjetëra herë të tjera u bë pjesë e të gjitha familjeve shqiptare përmes ekranit.). 

Sipas regjisorit të komedisë “Pallati 176” , Alfred Bualoti, Roland Trebicka ka qenë një aktor me aftësi të jashtëzakonshme improvizuese. “Më kujton Eduardo De Filippo. Jo të gjithë aktorëve mund t’i takojë fati që të identifikohen  me një personazh”, thotë Bualoti.

Aktorja Elida Janushi, bashkëshortja e tij Marjeta në “Pallatin 176”, shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe të artit që për të bëhet më e vështirë si kolege në disa vepra të përbashkëta. “Skena e deshi aq fort Rolandin sa edhe në ditët e fundit ai nuk iu nda asaj”, thotë Janushi.

Rikthimi i Roland Trebickës  në skenë e TK-së me dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit” me rolin e Esat Beut, ishte një lajm i mirë. Publiku e duartrokiti gjatë në atë që do të ishte roli i tij i fundit.  Aktori  vuante nga një sëmundje e rëndë dhe shenjat e së cilës  iu shfaqën gjatë kohës që po merrej me dramën “Një tablo absurde” në vitin 2011.  Trebicka i ka kaluar momentet e fundit të jetës me të afërmit në shtëpinë e tij në Tiranë dhe amaneti i tij i fundit ka qenë: “Mos më qani!”

Pranë tij, në shfaqjen e fundit, ka qenë aktori Fatos Sela, i cili ka ndier sforcimin mbinjërëzor të Trebickës për të përballuar sëmundjen. “Brilant në prova. Vinte dy orë para nesh. Skuqeshim kur ne shkonim me vonesë dhe ai ishte aty edhe i sëmurë. Është pikë frymëzimi për ne. Sëmundja e mposhti Roland Trebickën, por vlerat e tij janë aty”, tha Sela.

I cilësuar si një komik i pashoq, por edhe si një aktor me dramaticitet të madh, Roland Trebicka do t’i mungojë skenës, artit, Shqipërisë. Duartrokitjet dhe të qeshurat me batuat e tij do të dëgjohen me siguri edhe aty ku artisti do të prehet në paqe!

“Iku një njeri që nuk kthehet më për 100-vjet. Është një humbje e jashtëzakonshme, një karrierë e ndërprerë në mënyrë aksidentale. Ai ka lënë një boshllëk të madh që nuk mbushet kollaj. Trebicka ka lënë një kujtim në çdo familje shqiptare dhe la buzëqeshjen pas vetes. E suportoi sëmundjen e tij me një burrëri të jashtëzakonshme” thotë Gëzim Kame.

Për Luiza Xhuvanin, “Roland Trebicka, kishte të gjithë pjekurinë artistike për t’i dhënë skenës role dhe karaktere. Aktor i shkëlqyer i teatrit, me një elegancë dhe sharm skenik, zë kumbues dhe i ngrohtë, pantomimë e jashtëzakonshme, ai jepte gjithçka për të arritur dhe për të shprehur saktë dhe qartë pasionet dhe ndjenjat e personazheve”.

Margarita Xhepa e konsideron Trebickën “aktor të madh dhe baba të komedisë shqiptare”. “Nuk ka fjalë të shpreh boshllëkun që krijohet me ndarjen nga jeta të tij”.

Gjysmë shekulli karrierë

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Në vitin 1971 emërohet si aktor në Teatrin Popullor. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht me nota maksimale për ndjenjën e jashtëzakonshme të humorit, brenda dhe jashtë skene, në rol dhe jashtë rolit.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”. Mjeshtëria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë.

Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”), te “Një burrë me trandafil”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Darka e të marrëve”, “Jashtë bie borë”, “Stjuardesat”, Kontin Almaviva “Berberi i Seviljes”, Vinsenti “Të gjithë me huqe”, “Një tabllo absurde”, “Endrra e Ismail Qemalit” etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro. 

Është nderuar me titujt Artist i Merituar, Mjeshtër i Madh dhe së fundmi, Bashkia lexo edheKorçë i akordoi titullin “Nder i qytetit”. (sipas ATSh)

Lexo edhe: Të rinjtë shqiptarë të Torinos sjellin në Bra humorin e “Pallatit 176”

Continua il viaggio di Anija, nave sulle onde della nostra Storia

Ban Ki-Moon “OKB krah grave për t’i dhënë fund dhunës ndaj tyre”