Droga ishte fshehur në një kamion që sapo zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi
Romë, 13 mars 2013 – Një sasi e madhe droge, e sjellë nga Shqipëria, është sekuestruar edhe dje në portin e Barit.
150 kg marihuanë, e ndarë në 71 pako, e fshehur në mbulesën e dyfishtë të një kamioni, është zbuluar nga Guardia di Finanza. Automjeti, me targa shqiptare sapo kish mbërritur në port me tragetin Francesca që vinte nga Durrësi. Shoferi i kamionit, shqiptar 46 vjeç është arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe për kontrabandë doganale.
E hedhur në tregun italian, droga do të kishte sjellë rreth 1,5 milionë euro fitim.