in

Bonus bebe. Në Brescia mbërrijnë dëmshpërblimet

Komuna u kishte mohuar 1.000 eurot prindërve të huaj. CGIL: “Vetëm për kokëfortësi ideologjike shkojnë dëm 100 mijë euro të qytetarëve”

Romë, 15 mars 2013 – Historia e gjatë e bonuseve bebe të Brescias është një nga rastet kur administratat publike lokale anti-emigrantë shkelin rëndë ligjet anti-raciste.

Në vitin 2008 kryebashkiaku Adriano Paroli, i mbështetur nga PdL dhe Lega, vendos t’u japë 1.000 euro të gjitha familjeve ku ka lindur një fëmijë, por vetëm nëse njëri prej prindërve është italian. Katër emigrantë dhe ASGI bëjnë ankimim dhe fitojnë:  për gjykatën, zgjedhja e kryebashkiakut është diskriminuese. Paroli, ama, nuk dorëzohet, dhe vetëm për të mos ua dhënë kontributin të huajve, ua heq edhe italianëve.

Është një nga etapat e betejës legale gjatë të cilës kryebashkiaku është mundur plot shtatë herë. Humbja e fundit në janar, kur seksioni i punës së gjykatës së Brescias ka deklaruar diskriminues vendimin që anulonte bonusin dhe ka urdhëruar Komunën të paguajë edhe shpenzimet ligjore e të dëmshpërblejë ASGI-n dhe katër emigrantët për “dëmin nga diskriminimi”.

Gjatë këtyre ditëve, komuna ka nisur të paguajë dëmshpërblimin: tremijë euro për çdo prind dhe 15 mijë euro për ASGI-n. Sipas CGIL të Brescias, që ka ndjekur nga afër këë betejë, nga një llogari e thjeshtë del se po të mbledhësh shpenzimet legale dhe dëmshpërblimet, gjatë këtyre viteve “edhe pse në periudhë krize e shkurtimesh, janë çuar dëm rreth 100 mijë euro të taksapaguesve vetëm prej kokëfortësisë ideologjike”.

E mund të mos mbarojë me kaq. Siç shpjegon sekretari provincial i sindikatës Damiano Galletti, “brenda 6 prillit Komuna mund të apelojë vendimin. I dërguari ynë pranë kryebashkiakut dhe mazhorancës i këshillon ta lënë me kaq për të mos përfunduar si japonezët në luftën e dytë botërore”.

Lexo edhe:
Janar 2013: Bonus bebe diskriminues. Gjykata dënon Komunën e Brescias

 

Gli immigrati albanesi nel contesto della collaborazione italo – albanese

Laura Boldrini, paladina dei popoli in fuga, è il nuovo presidente della Camera