Kërkesat për t’u futur në listën e përfituesve bëhen online në Agjencinë e Tatim-taksave. Deri më 7 maj
Romë, 25 mars 2013 – Edhe këtë vit të gjithë taksapaguesit mund të zgjedhin që t’u japin 5 për 1000 të taksave të tyre shoqatave të vullnetarizmit.
Mund të përfitojnë këtë shumë organizmat e ashtuquajtur ONLUS (organizatë pa fitim me dobi sociale), shoqatat e promovimit social dhe shoqatat e fondacionet e njohura që veprojnë në të njëjtit sektorë të ONLUS-eve. Është e domosdoshme, ama, që të jenë të regjistruara në listat e përfituesve të 5 për mijë që mbahen nga Agjencia e tatim-taksave (Agenzia delle Entrate).
Kërkesa e regjistrimit paraqitet nga 22 marsi deri më 7 maj online, drejtpërdrejt nga shoqata e interesuar, nëse është e autorizuar për shërbimet telematike, ose përmes ndërmjetësuesish të autorizuar. Për paraqitjen e kërkesës duhet përdorur një program (software) që shkarkohet falas nga faqet internet të Agjencisë së Tatim-Taksave.
Janë përcaktuar edhe etapat e mëpasshme: brenda 14 majit Agjencia e tatim-taksave do të botojë në www.agenziaentrate.it listën paraprake të enteve të vullnetarizmit, brenda 20 majit do të mund të sinjalizohen gabimet e mundshme dhe brenda 27 majit do të jepet lista përfundimtare.
Së fundi, brenda 1 korrikut, përfaqësuesit legalë të shoqatave duhet të konfirmojnë me një autocertifikatë që entet që përfaqësojnë i përmbushin akoma kriteret për të përfituar 5 për 1000.
Udhëzimet e Agjencisë së Tatim-taksave