in

Luli Bitri, tre çmime në një muaj

Javët e fundit, aktorja shqiptare është vlerësuar qoftë si aktorja më e mirë, qoftë për përzgjedhjen e personazheve që luan

Romë, 30 maj 2013 – Luli Bitri, aktorja shqiptare që jeton mes Torinos, Romës e Tiranë vazhdon të mbledhë vlerësime të larta e çmime në Itali për rolin e luajtur në “Dimmi che destino avrò”.

I fundit në kohë, çmimi i marrë në Napoli më 25 maj në kuadrin e edicionit XIII të Festivalit Napoli Cultural Classic, kushtuar Ekselencave në kulturë, art, kërkim shkencor e teknologji që kanë spikatur për aftësitë e tyre krijuese e humane. Luli Bitri vlerësohet me çmimin Napoli Cultural Classic për Kinematografinë me motivacionin “sepse në karrierën e saj si aktore zgjedh linjën e angazhimit social e jep prova të larta interpretimi, duke shprehur me natyrshmëri dhe thjeshtësi artin e madh. Sepse ka ndërtuar me forcë imazhin e saj si grua në kulturën shqiptare dhe është futur me guxim në kinematografinë italiane”.

Para këtij çmimi, aktorja e njohur është vlerësuar me dy të tjerë për rolin e luajtur për rolin e Alinës në “Dimmi che destino avrò” të regjisorit Peter Marcias.

Busto Arsizio Film Festival Luli Bitri është vlerësuar me çmimin Aktorja më e mirë. Ndërsa në Cagliari, shoqata “Donne al Traguardo” i ka dhënë dhënë çmimin special “Sorellanza 2013” për kontributin e saj në favor të grave të etnisë rome. Sepse, siç u shpreh kryetarja e shoqatës Silvana Migoni ndërsa i dorëzonte çmimin, “Luli ka jetuar për disa javë mes komunitetit rom, për të kuptuar gëzimet e hallet dhe me interpretimin e jashtëzakonshëm të rolit të Alinës në “Dimmi che destino avrò” ka ditur t’ia përcjellë ato të tjerëve”.

Në filmin e Peter Marcias-it, që trajton përplasjen mes kulturash, mes atyre që ndihen vendas e të tjerëve që shihen si të huaj, të ardhur, Bitri ka rolin e protagonistes Alina, një vajzë rome e shkolluar që nga kampi i Sardenjës ku jeton familja e saj është transferuar për punë në Paris ku punon në fushën sociale, për mbrojtjen e të drejtave të të emargjinuarve. Një ngjarje kronike e kthen në kamp dhe e vë përballë një komisari policie: dy botë që ndeshen, që fillimisht i ruhen njëra tjetrës e janë të mbyllura secila në vetvete, e më pas njihen e afrohen.

Red. Shqiptari i Italisë

Lexo edhe: Heroinat e vështira të Luli Bitrit

Çmimi Napoli Cultural Classic për Kinematografinë

Çmimi “Sorellanza 2013” i shoqatës “Donne al Traguardo”

Çmimi “Aktorja më e mirë” në Busto Arsizio Film Festival

Il paese di fronte, l’Albania, visto da “Lo Straniero”

Edhe Topalli u premton emigrantëve votën atje ku jetojnë. Pas katër vjetëve