Romë, 21 qershor 2013 – Një punëtor shqiptar 40 vjeç ka humbur jetën në një fatkeqësi në punë në Milano.
Rreth orës 14 po punonte në kantierin e hapur për ristrukturimin e një shkolle në rrugën Cittadini të Milanos. Tavani i ambientit ku gjendej 40-vjeçari papritur është shembur dhe e ka zënë poshtë. Ekipi i ndihmës së shpejtë që ka mbërritur në vendngjarje është përpjekur ta rianimojë por ka qenë e pamundur.
Për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe verifikimin e plotësimit të masave të sigurisë në kantier, po punojnë karabinierët.