in

Guri i rëndë në vend të vet / 2

Emigranti, nëse kthehet, është burim i vërtetë për Shqipërinë. Shqiptarët janë më të bindurit. Thonë: “Guri i rëndë në vend të vet”. e kanë menduar gjithnjë kështu.
Zef Brunga ka hapur “Bar Tratori Zefi”, përgjatë rrugës së drejtë për Blinisht ku makinat shkojnë me shpejtësi, dhe mbi çati vendosi të ngrinte edhe flamuri gjerman veç atij shqiptar


Gjellëtorja në Krajen

Është tamam gjerman: i gjatë, biond me sy të kaltër. Madje edhe flet mirë gjermanisht Zef Brunga. E ka mësuar në Tremosine të Gardës, në hotelin ku ka punuar për vite me radhë të frekuentuar nga klientë gjermanë. Kur qe gati struktura në dru ku sot është “Bar Tratori Zefi”, përgjatë rrugës së drejtë për Blinisht ku makinat shkojnë me shpejtësi, vendosi që mbi çati të ngrihej edhe flamuri gjerman veç atij shqiptar. “Pse?” e pyeti e shoqja e re Marta. Dhe ai: “Prit e do ta shohësh!”. U ul pranë një tavoline që nuk kaloi shumë kur, në një re pluhuri, arrin e parkon një Bmv me targa të Duseldorfit. Një “willkommen” dhe buzëqeshje në fytyrat e klientëve të parë. tregon Zefi: “Shqipëria po bëhet një vend turistik. Gjermanishten e njohin pak. Unë jam mes këtyre…”. Domethënë ua ke vënë syrin klientëve gjermanë? Ia hedh me: “Por jo, jo. Kam edhe flamuj të tjerë!”.

Zefi është 23 vjeç. Falë syzave duket si intelektual por në të vërtetë ka punuar gjithnjë rëndshëm, që kur ishte nëntë vjeç. Ndihmonte të atin në fshat. Një vit më pas i hyn punës në një dyqan ushqimor të familjes: “Jam rritur – shpjegon ai – me idenë e administrimit të një sipërmarrjeje personale pa qenë i varur nga ndonjë punëdhënës. Për këtë arsye, kur pata mundësi, hapa këtë gjellëtoren.

Zefi ka ardhur në Itali kur ishte akoma në moshë të mitur. Klandestin. 18 vjeç i mbushi në Itali, gjithnjë duke punuar: “Gjatë pesë vjetëve që kam qenë në Itali, e kam bërë a s’e kam bërë një javë pushim”. Bojaxhi, shitës mobiliesh, punëtor në hotelin në Garda: “Vetëm kam punuar – thotë – dhe në Itali ndihesha, jo mirë, por shkëlqyeshëm”. Zefi është nga ata të rinj që ka përkrahur projektin e Acli-t. Por iniciativat (përfshirë flamurin gjerman) janë të tijat. “Gjithçka që piqet aty – dhe bën me gisht nga skara për të cilën kujdeset i ati – është rritur në fermën tonë: pula dhe derra. Kam merak cilësinë, sasinë dhe çmimin”.

Në Itali ishte jo mirë, por shumë mirë, e megjithatë Zefi u kthye. “E ta them menjëherë pse, – shpjegon – zemrën e kisha lënë këtu. Në Itali nuk vura pasuri. U ktheva me pak euro në xhep. Por më dha kulturën e punës që këtu në Shqipëri, pak a shumë, akoma mungon”. (G. Ruggiero)

Lexo edhe: Guri i rende ne vend te vet /1

Guri i rende ne vend te vet /3

 

Guri i rëndë në vend të vet

Gedafi: “5 miliardë në vit për të ndaluar klandestinët”