in

Gedafi: “5 miliardë në vit për të ndaluar klandestinët”

 

Koloneli i paraqet llogarinë Europës. Përndryshe do të bëhet “e zezë”

Romë, 31 gusht 2010 – Kushton shtrenjtë bashkëpunimi i Libisë në luftën kundër flukseve të klandestinëve, dhe jo vetëm në të drejtat njerëzore.

Për të bllokuar ardhjet e klandestinëve, “Libia, e mbështetur nga Italia, i kërkon Europës 5 miliardë euro në vit”, ka thënë dje lideri libik Gedafi nga tribuna e kazermës Salvo D’Acquisto në Romë. “Italia duhet të bindë aleatët e saj të pranojnë ofertën libike” ka shtuar koloneli, që kish në krah kryeministrin, Silvio Berlusconi.

Madje Gedafi ka kërcënuar një skenar të mundshëm imigracioni të pakuntrollueshëm. Me miliona imigrantët që nga Afrika kapërcejnë Mesdheun, ka thënë, Europa “mund të bëhet e zezë, ashtu si”, në të shkuarën “popullsi të ardhura nga Azia” u vendosën në kontinentin e vjetër. Libia, shtoi, “është hyrja e imigracionit të padëshirueshëm” dhe, pa një kundërvënie efikase, “nuk mund të dimë se ç’mund të ndodhë”. “Kundërvënia ndaj imigracionit klandestin është vepër e rëndësishme për Europën e për të gjithë Afrikën. Duhet ndalur në kufinjtë libikë” ka theksuar Gedafi, në justifikim të kërkesës së financimit prej 5 miliardësh nga BE.

 

Guri i rëndë në vend të vet / 2

Guri i rëndë në vend të vet / 3