Një shqiptar 47 vjeç është mbytur sot në Ticino në Oleggio të Novarës
Romë, 16 gusht 2013 – Është futur në ujë sapo ka ngrënë, është ndier menjëherë keq dhe është mbytur. Ka ndodhur sot rreth orës 13.30 në lumin Ticino pranë urës së hekurt në lokalitetin Oleggio të Novarës. Protagonist, një shqiptar 47 vjeç, rezident në Gallarate të Vareses, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
E menjëhershme ndërhyrja e plazhistëve të tjerë që kur e kanë parë në vështirësi janë hedhur në ujë por kur kanë nxjerrë në breg, 47 vjeçari nuk merrte më frymë. Përpjekjet për ta rianimuar kanë vazhduar më pas edhe nga ekipi shëndetësor i ardhur në vendngjarje por, fatkeqësisht as ai nuk arriti ta sjellë në jetë shqiptarin.