Fatkeqësia dje në drekë, përpara syve të të shoqes
Romë, 17 gusht 2013 – Quhet Nikolin Kola dhe ishte rezident në Gallarate, 47-vjeçari i mbytur dje në ujërat e lumit Ticino në Oleggio të Novarës.
Pas dreke, bashkë me të shoqen, kishin vendosur të bënin plazh buzë Ticinos, madje edhe tragjedia ka ndodhur para syve të saj: ajo ka parë të shoqin kur ka hyrë në ujë, ka qenë aty kur tre plazhistë të tjerë kanë hyrë për ta ndihmuar e nuk ka mundur të bëjë asgjë kur e kanë nxjerrë në breg të pajetë.