Është rrëmbyer sot në agim në shtëpi të saj e rreth orës 10 është braktisur në rrugë
Romë, 28 gusht 2013 – Në Silvi të provincës së Teramos, një grua shqiptare 27 vjeçe është mbajtur peng për pesë orë nga dy të burra, edhe këta shqiptarë sipas agjencive italiane të lajmeve. Nga ato pak informacione që japin tani për tani forcat e rendit, gruaja është rezidente prej vitesh në Abruzzo dhe jeton në një apartament me të fejuarin. Sipas karabinierëve që po hetojnë mbi ngjarjen, dy persona kanë shkuar rreth orës 5.30 të mëngjesit në shtëpinë e çiftit, kanë shkatërruar derën e janë futur në apartament. Pasi kanë rrahur të fejuarin kanë marrë gruan e kanë hipur në një makinë dhe janë larguar.
I fejuari ka lajmëruar menjëherë forcat e rendit që janë vënë në kërkim të gruas. Rreth orës 10.30 gruaja është braktisur në një rrugë të Silvit dhe është vënë në kontakt me Karabinierët. Sipas informacioneve pengmarrja mund të ketë qenë një hakmarrje për një borxh të palarë, e pikërisht në këtë drejtim po hetohet për të arritur te sekuestruestruesit.
27 vjeçarja është marrë në pyetje e më pas është shoqëruar në spitalin e Atrit, ër një kontroll.