in

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë për vrasjen e Sadik Hajdërit në Piacenza

Pasaporta e viktimës
Po merrnin një avion për të shkuar drejt Tiranës

Romë, 3 shtator 2013 – Janë dy vëllezër shqiptarë T.U. 28 vjeç dhe M.U. 30 vjeç personat e arrestuar mbrëmë në aeroportin e Malpensës pak para se të merrnin avionin për në Tiranë. Bashkë me ta edhe e shoqja dhe e bija e më të riut prej vëllezërve që sipas hetuesve nuk ka të bëjë me ngjarjen.

Sipas prokurorisë, që ka konfirmuar lajmin e arrestiit në një konferencë për shtyp, dy vëllezërit nuk jetojnë në Itali e nuk kanë lidhje me territorin ku ka ndodhur vrasja, dhe nuk kanë precedentë penalë. Të marrë në pyetje, vëllezërit kanë preferuar të mos përgjigjen, por gjithsesi ata janë arrestuar me akuzën e vrasjes me paramendim të Sadik Hajdërit.

Hetuesit vazhdojnë punën për zbardhjen e motiveve të vrasjes e për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në ngjarje.

28-vjeçari T.U. – Foto e vene ne dispozicion nga Prokuroria
30-vjeçari M.U. – Foto e vene ne dispozicion nga Prokuroria

Në pritje të qeverisë së re. Çfarë parashikon kushtetuta

“Tomka dhe shokët e tij” drejt restaurimit