in

Lokali racist në Zvicër: “Nuk pranohen shqiptarë dhe kosovarë”

Do të festojë 20-vjetorin e një prej miqve të tij në diskotekë, por për shkak të kombësisë nuk mundet. Ndodh kështu në diskotekën Jil Club në Cyrih

Romë, 10 shtator 2013 – Çdokush do të ketë dëgjuar histori emigrantësh italianë në Zvicër që kujtojnë të shkruarat e urryera në dyert e lokaleve  “Ndalohet hyrja e qenve dhe e italianëve”. Historia duket se përsëritet, por tani hyrja u ndalohet kosovarëve dhe shqiptarëve.

Është shkruar në mail-in që i është nisur një të riu në Cyrih të Zvicrës nga diskoteka Jil Club ku donte të festonte ditëlindjen e mikut. Historinë e tregojnë mediat zvcerane, një prej të cilave u është drejtuar një i ri 19 vjeç duke thënë “Ndihem i diskriminuar dhe i fyer në dinjitetin tim”. Ka mbetur i shastisur kur në mail-in e marrë në të cilin bashkë me pranimin e prenotimit të sallës VIP të diskotekës Jil Club shkruhet: “Luteni të mbani parasysh që hyrja u lejohet vetëm të rriturve. Kosovarët, shqiptarët dhe të miturit nuk pranohen në lokal”.

Konfirmohet gjithçka nga administratorët e diskotekës. Njëra prej tyre, Sanela Janosevic mbrohet: “Është e vërtetë, mesazhi niset gjithnjë me konfirmimin e prenotimit. Lokali ka pasur eksperienca të këqija me klientë nga këto vende. Për motive sigurie u ndalojmë hyrjen. Nuk ka asgjë personale në këtë mes”.

Por edhe në Zvicër, ashtu si në Itali, t’u ndalosh hyrjen personave vetëm për shkak të origjinës është racizëm e ndëshkohet nga kodi penal. Por administratorja ngul këmbë në të sajën: “Ky nuk është klub shtetëror. Kemi të drejtë të vendosim si të duam”. Por shpjegon semund të bëjnë edhe ndonjë lëshim: Nëse lajmërohemi në kohë se mund të ketë edhe shqiptarë e kosovarë, mund edhe ta diskutojmë”.

Aspak i kësaj ideje avokati penalist në Cyrih David Gibor, që në këtë qëndrim sheh diskriminim racial. “T’u ndalosh hyrjen të miturve nuk është problem. Por t’u mohosh të drejtën e hyrjes në lokal shqiptarëve dhe kosovarëve nuk është diçka objektivisht e justifikueshme”.

Shqiptari i Italisë

Vetëm bij imigrantësh? Mbyllet klasa e parë fillore e Costa Volpinos

Il Papa: “Apriamo i conventi chiusi per i rifugiati”