Pietro Grasso: “E pamendueshme që kush i jep kontributin e tij një vendi të mos ketë këtë të drejtë”. Vizita në minierën e Marcinelle-s, ku humbën jetën 262 minatorë, ndër ta 136 italianë
Romë, 18 shtator 2013 – “Është e pamendueshme që të punohet në një vend e të mos kihet një e drejtë qytetarie në të”.
Është reflektimi i kryetarit të Senatit Pietro Grasso në përfundim të vizitës në Memorialin e minierës Bois du Cazier të Marcinelle-s në Belgjikë. “Kush është i integruar në një vend, – shtoi ai – duhet të ketë kundësi të marrë ato të drejta që rrjedhin nga ky integrim”.
Më 8 gusht 1956 në Marcinelle humbën jetën 262 minatorë, 136 prej tyre ishin italianë. Mbijetuan vetëm 13 vetë. Në ato vite mijëra vetë linin Italinë për të shkuar e punnuar në minierën në Belgjikë. Mungesa e krahut të punës kishte shtyrë autoritetet në Bruksel, të nënshkruanin një pakt me Italinë për furnizim me qymyr në këmbim të punëtorëve.
Këtë verë, në përvjetorin e tragjedisë, presidenti i Republikës Giorgio Napolitano tha se “duhet të jetë thirrje e fuqishme për një reflektim akoma aktuale rreth temave të integrimit të plotë të imigrantëve si dhe mbi sigurinë në vendin e punës. Afirmimi i plotë i të drejtave themelore të njeriut duhet të ndiqet me vëmendje të madhe nga institucionet dhe të gjitha forcave shoqërore”.