in

Saimir Pirgu, koncert bamirësie në Tiranë

Në mbështetje të shoqatës Down Syndrome Albania, tenori me famë botërore do të japë më 25 tetor koncert në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë

Tenori Saimir Pirgu më 25 tetor do të jetë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë për një koncert në mbështetje të Down Syndrome Albania.

Në këtë koncert, tenori do të shoqërohet nga orkestra e Teatrit kombëtar të Operës dhe Baletit të drejtuar nga që do të drejtohet nga Zhani Ciko,  dhe nga artistë të tjerë të njohur si Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica.

Një vit i mbarë ky për Saimir Pirgun. Nuk ndalet një çast. Pas suksesit të gushtit me Dukën e Mantovës në Arenën e Veronës, ka veshur sërish petkat e personazhit verdian nga 27 shtatori deri më 3 tetor  në në Zurich Opernhaus (Zvicër); në shtator ka ngjitur edhe skenat e Londrës, Bukureshtit dhe Grafenegg të Austrisë. Për dhjetë data në nëntor e dhjetor do të jetë perandori Tito Vespasiano i “La clemenza di Tito” në Opéra National de Paris”.

Ndërkaq, më 22 shtator është vlerësuar me çmimin “Pavarotti d’Oro 2013”,çmim i përvitshëm i ngritur nga komuna Correggio e Reggio Emilias në nder të tenorit të madh të ndarë nga jeta gjashtë vjet më parë.

Parlamento europeo: “Basta stragi del mare”

Lampedusa: lo show dell’indignazione per coprire l’ignavia della politica