in

Lega: “Referendum kundër punësimit në shtet të imigrantëve”

Zëvendës sekretari Salvini: “Nuk është e mundur që të huajt të kenë të njëjtat të drejta të italianëve. Po të jetë kështu, le të shesim shtetësinë në ebay”

Romë, 28 tetor 2013 – Lega dëshiron që të mbahet një referendum për të bllokuar pranimin e të huajve në konkurset publike.

Lajmin e nismës së re të legistëve, që janë gati të mbledhin firmat, e dha të dielën, më 27 tetor, nënsekretari Matteo Salvini, në Lazzate të Monzës. Do të shoqërohet nga një propozim referendumi edhe për shfuqizimin e prefektëve.

“Do t’u kërkojmë qytetarëve italianë të japin mendimin e tyre – tha Salvini – sepse sot në vendin tonë po të jesh i huaj ke të njëjtat të drejta me në italianët, por edhe ndonjë detyrim më pak. Kështu nuk shkon. Pse të mos shesim shtetësinë italiane në ebay, atëherë?”.

“Lega propozon një referendum për të zhdukur nismën e Kyenges” ka theksuar, duke ia dhënë gabimisht ministres së integrimit idenë e hapjes edhe ndaj të huajve mundësinë e pjesëmarrjes në konkurset për punësimet në shtet. Në të vërtetë kjo risi u fut në normativën italiane nga ligji europian 2013, i shkruar nga qeveria Monti, për të shmangur hapjen e procedurës së shkeljes nga Brukseli.

Veç të tjerash, për vendet në administratën publike nuk mund të konkurrojnë të gjithë të huajt por vetëm ata që kanë në xhep lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë, apo kartën e qëndrimit. Sidoqoftë, mbeten të rezervuara për italianë vendet e punës në të cilat “ushtrohet, në  mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, autoriteti shtetëror” apo “mbrohet interesi kombëtar”.

 

Reato di clandestinità. I magistrati: “Inutile e dannoso”

Cremona. Vdes në aksident rrugor 27-vjeçari Blini