in

Qeveria mjekëve shqiptarë në botë: “Thuajini PO Shqipërisë”

Më 22 nëntor do të mbahet në Tiranë takimi “Thuaji PO Shqipërisë” me profesionistë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës. Për t’u njohur me sukseset dhe përvojën e tyre, me qëllim që ato të vihen në funksion të përmirësimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri

Tiranë, 6 nëntor 2013 – Je mjek i suksesshëm që punon jashtë vendit? Shqipëria ka nevojë për ty. “Thuaji PO Shqipërisë” është nisma më e fundit e ministrisë të shëndetësisë dhe e kryeministrit Rama që synon të mbledhë në Tiranë profesionistët më të mirë shqiptarë që ushtrojnë profesionin e mjekut në vende të ndryshme të botës.

Për t’u njohur me sukseset që mjekët shqiptarë kanë arritur në botë dhe për t’u njohur me përvojën e tyre në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, fton në Konferencën “Thuaji Po Shqipërisë” që do të organizohet në datë 22 nëntor 2013 në Tiranë” shkruhet në faqen e parë të portalit www.thuajiposhqiperise.org. “Nëse jeni një profesionit shqiptar që ushtroni profesionin e mjekut në botë, dhe jeni të gatshëm të kontribuoni për këtë nismë, – bëhet thirrje online – pjesëmarrja juaj do të ishte jashtëzakonisht e mirëpritur”.

Edhe vetë kryeministri u bën thirrje mjekëve shqiptarë për të marrë pjesë në konferencën e 22 nëntorit. “Kam kënaqësinë të ftoj mjekët shqiptarë me karrierë jashtë vendit, të vijnë për të ndarë me ne ide e eksperienca, projektuar hapa e jetësuar nisma, që do t’i hapin rrugë transformimit sa më të shpejtë të sistemit shëndetësor shqiptar. Jemi të vendosur të bëjmë të mundur, sëbashku, një shërbim shëndetësor cilësor të denjë për qytetarët tanë, suksesin tuaj dhe të nesërmen e gjeneratave të tjera. Ndaj pres me shumë kënaqësi takimin tonë, që kalon përmes kësaj PO për Shqipërinë” shkruan ai në Facebook.

Oltre il mare, là dove sorge il sole

Bill De Blasio, un sindaco meticcio per New York