in

Bergamo. Karabinieri vret me armë 27-vjeçarin Bushi

Ka ndodhur duke gdhirë e shtunë 23 nëntor. I ndjekur nga karabinierët pas një vjedhjeje, Behexhet Bushi është qëlluar me pistoletë e ka mbetur i vdekur. Prokuroria nis hetimet mbi vdekjen

Romë, 24 nëntor 2013 – Ka përfunduar me një të vdekur ndjekja e hajdutëve nga karabinierët natën mes 22 dhe 23 nëntorit në Bolgare të Bergamos. Behexhet Bushi 27 vjeç, rezident në Grumello (provinca e Bergamos) që nuk ka ndaluar makinën me thirrjen “Ndal” të karabinierëve, është qëlluar prej njërit prej tyre dhe ka vdekur.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes nga karabinierët, këta janë lajmëruar për një vjedhje në një lokal të Villongos dhe kanë pikasur tre personat që largoheshin me një Mercedes. Kanë urdhëruar “Alt” por Behexhed Bushi, që ngiste makinën, fillimisht ka bërë sikur po respektonte urdhrin por më pas është nisur me shpejtësi të lartë duke rrezikuar të shtypte një karabinier 32 vjeç. Ky ka rënë në tokë e ka shtënë me pistoletë. Plumbi i tij ka kapur në gjoks 27 vjeçarin Bushi. E ndërsa makina ndalonte pas disa metrash, pasi përplaset edhe me një shtyllë të vogël të sinjalizimit rrugor, dy personat e tjerë dalin nga makina dhe ia mbathin në këmbë duke lënë Bushin që jepte shpirt.

Sipas karabinierëve, Bushi ka vdekur nga përpjasja e makinës dhe jo nga plumbi: thonë se e kanë gjetur me kockën e qafës të thyer. Nuk kishte rrip sigurimi e duket se ka përplasur fytyrën me forcë në timon. Por tani do të jetë autopsia ajo që do të tregojë se cilat janë arsyet e vërteta të vdekjes së 27 vjeçarit. Ndërkaq prokuroria e Bergamos ka nisur hetimet ndaj karabinierit për mbrojtje të tepruar.

Behexhed Bushi, i njohur edhe si Jimmy, jetonte në Itali prej dhjetë vjetësh. Kish punuar për ca kohë si murator, por së fundi kish mbetur pa punë.

Karabinierët kanë gjetur në makinë një aparaturë për këmbimin e monedhave të vjedhur në lokal rreth gjysmë ore më parë dhe bizhuteri, prejardhjen e të cilave ende nuk e dinë (dyshojnë për vjedhje).

Sanremo. Shpërndanin drogë, dënohen me gjykim të përshpejtuar 6 shqiptarë

Marrëveshja Ambasada Italiane-Postat shqiptare. Lehtësim i procedurave të përkthim/legalizimit