Kishin “fituar lirinë” më 23 nëntor, por katër u arrestuan në Shqipëri thuajse menjëherë, të tjerët në Greqi, njëri mbrëmë e dy të fundit sot në mëngjes. Entuziastë Rama e Tahiri: “Një kapitull i ri për Policinë e Shtetit”
Tiranë 28 nëntor 2013 – Kapen në pesë ditë të arratisurit nga burgu i Drenovës në rrethin e Korçës.
Sot ka marrë fund arratia edhe e dy personnave të fundit. Sipas policisë së Korçës, e cila është në kontakte të vazhdueshme me autoritet policore greke, sot është bërë i mundur arrestimi i dy të burgosurve, që ishin në arrati, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj. Lulo dhe Hazhiraj u kapën në zonën e Kosturit në Greqi, disa kilometra larg kufirit me Shqiperinë. Një ditë më parë, në këtë zonë u bë arrestimi i të arratisurit Gëzim Toma. Toma u arrestua në fshatin grek pranë kufirit me Shqipërinë, Elaptora. Ai ishte së bashku me dy të arratisurit e tjerë, të cilët kanë mundur t’i shpëtojnë policisë helene por vetëm për pak orë.
Tomës në momentin e ndalimit i është sekuestruar një armë automatik, ndërsa dy të tjerët duket se nuk kanë qenë të armatosur.
I pari i kapur nga policia shqiptare ka qenë Artur Gora, i cili u arrestuar nga policia vetëm 3 orë pas arratisjes nga burgu i Drenovës. Është pikasur nga një patrullë policie ndërsa shkonte drejt fshatit Pojan, ku jeton familja e tij. Gjatë rrugës, një patrullë policie ka bërë edhe ndalimin e tij.
Ndërsa 17 orë pas arratisjes është bërë arrestimi i tre të dënuarve përjetë: Admir Tafilit, Fran Marashit dhe Gëzim Gurit. Edhe pse të armatosur, ata nuk kanë bërë rezistencë, por u dorëzuar forcave speciale që kishin rrethuar magazinën e vjetër, pranë stacionit të trenit në Përrenjas ku ishin fshehur. Një sinjalizim i ardhur nga banorët e zonës dhe përgjimet e kryera kanë çuar Policinë e Elbasanit dhe Librazhdit në vendin ky dyshohej se fshiheshin të arratisurit me armë nga Burgu i Drenovës.
Shtatë personat e arrratisur nga burgu i Drenovës, rreth orës 19:30 të 23 nëntorit, u kushtuan shtrenjtë punonjësve të burgut. Të nesërmen e ngjarjes 21 prej tyre janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Entuziastë Rama e Tahiri: “Një kapitull i ri për Policinë e Shtetit”
Pas arrestimit të të gjithë të arratisurve kanë reaguar menjëherë kryeministri i vendit dhe ministri i brendshëm.
Kryeministri Edi Rama përgëzoi të enjten Policinë e Shtetit, e cila arriti të kthejë në qeli 7 të arratisurit e burgut të Drenovës.
Me një mesazh në rrjetin social facebook, Rama falënderon çdo punonjës të policisë të përfshirë në këtë operacion special e posaçërisht forcat e RENEA-s.
“U krye! – shkruan kryeministri – Përgëzime Saimir Tahirit e Policisë së Shtetit që në më pak se 7 ditë rikthyen prapa hekurave të 7 kriminelët e arratisur nga burgu”. Rama shprehet se “bashkërendimi ditë-natë me policinë greke për 3 të arratisurit e fundit ka qenë i shkëlqyer. Është veç fillimi i mbarë drejt fitores mbi krimin”.
Gjithnjë në facebook, shpreh entuziazmin e tij edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas kapjes së 3 të arratisurve të fundit të burgut të Drenovës. “Përfundoi arratisja për të gjithë! – shkruan – Ka filluar kapitulli i ri për Policinë e Shtetit. Ditë e shkëlqyer për drejtësinë, shtetin ligjore, për rendin dhe sigurinë. Faleminderit Policia e Shtetit, faleminderit çuna. I shtoni krenari kësaj dite e nder Policisë së Shtetit!”.
Arratisjet e shqiptarëve nga burgjet italiane:
Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Arrestohet Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Pavia. Arratiset në mëngjes e kapet në drekë. Zgjat pak “liria” e 23 vjeçarit
Parma. Sërish dy shqiptarë që arratisen nga burgu
Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë
Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës
Fatmir Gashi, i arratisuri i fundit nga burgjet italiane
Është Altin Hoxha i arratisuri nga burgu i Romës, pjesëtar i një bande vilashTre shqiptarë arratisen nga burgu i Voghera-s
Ekstradohet në Itali Ndoi. Ishte arratisur nga burgu i Vogheras
Arkiv ‘Bota Shqiptare’:
Burgu s’është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003