in

‘A Krasta Show’ apo ‘Che tempo che fa’?

Para një jave, Luciana Littizzetto prezantonte për publikun italian një nga idetë “e reja” që Alessio Vinci ka çuar në Agon Channel, e pikërisht programin “A Krasta Show” të drejtuar nga Adi Krasta. Programet duken njësoj: skenografia është e njëjtë, ngjyrat e studioja po ashtu, e nëse ia tregon një të huaji që nuk njeh gjuhët e drejtuesit mund të vërë dorën në zjarr që është fjala për të njëjtin program. Jenat e rrjetit Italia1 i janë kthyer këtij programi e kanë pyetur mbi këtë “risi editoriale” pikërisht gazetarin italian Vinci, drejtor editorial i kanalit shqiptar Agon. “Janë të ngjashëm – thotë Vinci – por jo të njëjtë”. Natyrisht ndryshojnë për gjuhën e personazhet e thirrur, apo për drejtuesin e emisionit…
Duhet thënë se “A Krasta show” nuk është i vetmi program i kanaleve televizive shqiptare të kopjuara nga televizionet italiane, më vjen ndër mend, për shembull, “Fiks fare”.
Për “A Krasta Show”, shihni e vendosni vetë nëse është i ngjashëm apo i njëjtë me “Che tempo che fa”:

 

Rogo di Prato. Napolitano: “Illegalità e sfruttamento insostenibili”

Il Servizio Civile apre ai giovani stranieri. Domande entro il 16 dicembre