Romë 22 shtator 2010 – “Do t’i kushtojmë një shesh Nënë Terezës”. Është ky premtimi i bërë nga kryebashkiaku i Romës Gianni Alemanno i cili specifikoi se komuniteti shqiptar ka bërë një kërkesë të tillë.
Ky lajm u dha nga kryebashkiaku gjatë ceremonisë solemne që u zhvillua pasditen e djeshme në sallën e Promoteca në kryeqytet për të nderuar nobelisten në njëqindvjetorin e lindjes së saj.
Në takim qenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve italiane dhe shqiptare, autoritete te larta të Kishës Katolike, Kardinali Angelo Comastri kryeprift i bazilikës së San Pietro, atë Sebastian Vazhakala një prej drejtuesve dhe bashkëthemelues i “Missionari della Carita’ Contempaltivi” dhe Imzot Guido Cammarano bashkëpunëtor i Nënë Terezës.