in

Brescia. Gjen hajdutin në shtëpi, e ndjek dhe e qëllon me armë. Vdes 26-vjeçari shqiptar

Vrasësi është 29-vjeçari Mirco Franzoni që e gjeti në shtëpi të tij. E ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armë. Mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët që duan të kuptojnë nëse breshani ka qëlluar me vetëdashje apo është fjala për teprim në mbrojtje të ligjshme

Romë, 15 dhjetor 2013 – Një 26 vjeçar shqiptar i qëlluar me çifte ka mbetur i vdekur mbrëmjen e të shtunës në Serle të provincës së Brescias. Vrasësi është 29-vjeçari Mirko Franzoni që duke u kthyer nga gjuetia e ka gjetur shqiptarin në shtëpi duke i vjedhur.

Ka ndodhur rreth orës 22 në rrugën Marconi, rrugë qendrore e fshatit të vogël. Franzoni, i zoti i një vile, i lajmëruar ndoshta nga fqinjët për lëvizje të dyshimta, është kthyer në shtëpi i shoqëruar nga miq apo i vëllai (lajmet nuk janë akoma të sakta) dhe ka parë që brenda kishte një hajdut. Ky i fundit sapo ka kuptuar që i zoti i shtëpisë ish kthyer është përpjekur t’ia mbathë.

Sipas çka thuhet ne mediat lokale, Franzoni duket e ka ndjekur në rrugë, e ka arritur e në zënie e sipër me hajdutin “ka qëlluar padashje” një plumb që ka vrarë 26-vjeçarin shqiptar. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierë e një ambulancë. Janë përpjekur të rianimojnë 26-vjeçarin, por me të mbërritur në spital ai ka ndërruar jetë.

Karabinierët që po rindërtojnë dinamikën e ngjarjes kanë marrë menjëherë në pyetje Franzonin. Duan të kuptojnë nëse vrasja ishte teprim i mbrojtjes së ligjshme, nëse Franzoni kishte qëlluar vërtet padashje apo nëse ai ka qëlluar me vetëdashje.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Due anni dalla strage di Firenze. Quando il razzismo uccide

Renzi: “Ndryshim i Bossi-Finit dhe shtetësi italiane për brezat e dytë”