in

Tiranë, protestë kundër devijimit të lumit Radika

Qytetarët i kërkuan Parlamentit shqiptar dhe qeverisë të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase. Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane

Tiranë, 20 janar 2014 – Aleanca kundër devijimit të lumenjve e mbështetur nga organizata të tjera joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit mbajtën të dielën, më 19 janar, një protestë në Tiranë kundër devijimit të rrjedhës së lumit Radika në Maqedoni për ndërtimin e hidrocentralit në “Fushën e Lukovës” në rajonin Dibër-Mavrovë. Ata i kërkuan Parlamentit shqiptar dhe qeverisë të reagojnë ndaj veprimeve të qeverisë maqedonase, për devijimin e rrjedhës së lumit Radika.

Duke folur në këtë protestë, poeti Agim Doçi tha se, të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë për këtë vendim të qeverisë së Maqedonisë. Ndërsa organizatorët kanë kërkuar që kjo protestë të mos politizohet.

Protestat u nxitën pas deklaratës më të fundit të zëdhënësit të qeverisë Maqedonase, i cili u shpreh se pavarësisht reagimeve, qeveria e Maqedonisë është e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit, për ndërtimin e hidrocentralit të Fushë Lukovës.

Protestë kundër këtij projekti është mbajtur edhe në New York nga shoqata atdhetare “Dibra”, e cila i ka dërguar një letër selisë së OKB-së dhe qeverisë amerikane, duke argumentuar dhe dëmet që sjell zbatimi i këtij projekti, jo vetëm në devijimin e ujërave, por dhe në aspektin ekologjik. Një letër zyrtare i është dërguar dhe qeverisë shqiptare, që të mos e firmosë projektin e përbashkët me palën maqedonase.

Projekti i “Fushës së Lukovës” që parashikon ndërtimin e një hidrocentrali do të realizohet përmes ndryshimit të rrjedhës së lumit Radika dhe shterrjes së tij dhe liqenit të Dibrës, gjë që rrezikon rajonin për mungesë të ujit të hidrentraleve mbi Drin dhe do të pësojë dëme të tjera ekologjike. (ATSh)

Rruga e përpjetë drejt Evropës së Bashkuar

Kyenge: “La Lega? Pensi alle lauree in Albania e ai soldi in Tanzania”