in

Çeku social 2014. Të paktën 5.819 euro në vit për të qëndruar në Itali

INPS jep shumën e re vjetore të çekut social për vitin 2014, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. Ashtu si edhe vitin e shkuar,  mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur  65 vjeç e 3 muaj. Ndër të huajt, shqiptarët janë ata që përfitojnë më shumë çekun social

Romë, 23 janar 2014 – Është 5.818,93 euro në vit apo 447,61 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2014. Çeku u takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë 65 vjeç e 3 muaj, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve, dhe që nuk kanë të ardhura apo  kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku. Kriteri më i rëndësishëm për të drejtën e çekut social është

Çeku social e qëndrimi në Itali i të huajve

Edhe pse në të vërtetë janë relativisht të paktë të moshuarit e huaj që përmbushin të gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për miliona të huajt që punojnë e jetojnë në Itali pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi emigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen.

Për të përtërirë lejeqëndrimin, për shembull, nevojiten të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh.

Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.

Shqiptarët, komuniteti i të huajve që përfiton më shumë pensione sociale

Sipas të dhënave të INPS-it (më të fundit janë akoma ato të vitit 2011), nga 827.800 çeqe sociale të lëshuara në vitin 2011, vetëm 16.843 u jepeshin të huajve. Ndër këta të fundit, janë të moshuarit shqiptarë që renditen të parët, plot 7.103 vetë.

K.B. / Shqiptari i Italisë

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Prokurori italian: “Shqipëria në rrugën e duhur ndaj trafikut të qënieve njerëzore”

Firence. Maksi-operacion kundër trafikut të drogës, 35 arrestime