in

Arrestohet në Shqipëri edhe i fundit i pengmarrësve të sipërmarrësit Calevo

Lorenc Shota kërkohet nga drejtësia italiane sepse akuzohet të jetë një nga gjashtë personat që në dhjetor 2012 morën peng në Lerici të Ligurias sipërmarrësin Andrea Calevo

Tiranë, 29 janar 2014 – Forcat e policisë së Krujës arrestuan sot 23-vjeçarin Lorenc Shota, banues në Bilaj, pranë Fushë Krujës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për veprat penale të grabitjes me armë dhe të rrëmbimit të personit.

Për organet e drejtësisë së Genovës, Lorenc Shota mendohet të jetë një ndër sekuestruesit e sipërmarrësit Andrea Calevo (në Lerici të Ligurias) që u mbajt peng për dy javë dhe u lirua nga forcat e rendit më 31 dhjetor 2012. Për pengmarrjen e tij u arrestuan menjëherë Pierluigi Destri, nipi i tij Davide Bandoni, dy shqiptarët Fabjon Vila dhe Simon Halilaj, dhe nisën menjëherë kërkimet për dy kushërinj Shota, Emiljano dhe Lorenc. I pari u arrestua në Shqipëri në qershor të vitit të shkuar dhe u ekstradua në Itali më 28 gusht.

Edhe Lorenc Shota u arrestua qershorin e shkuar por arriti të arratisej nga ambientet e Komisariatit të Policisë në Krujë vetëm pak orë pas kapjes.

Romë. Bie nga kati i tretë e vdes 38-vjeçari Kujtim Martini

I sinjalizon policisë një lokal ku luhet bixhoz. Jep emrin më të cilin e njohin në Itali, dënohet