in

Shkolla italiane. Nisin regjistrimet on line në fillore, tetëvjeçare dhe të mesme

Kërkesat brenda 28 shkurtit në faqet internet të ministrisë së Arsimit www.iscrizioni.istruzione.it, ja videot me udhëzimet. Prindërit e huaj pa leje qëndrimi duhet të shkojnë personalisht të paraqesin kërkesë pranë shkollës

Romë, 3 shkurt 2014 – Kanë nisur sot e do të vazhdojnë deri më 28 shkurt regjistrimet on line për klasën e parë fillore, të ciklit të dytë të tetëvjeçares dhe vitin e parë të shkollës së mesme për vitin shkollor 2014/2015.

Gjithçka bëhet on line në faqet zyrtare të ministrisë së Arsimit Publik, www.iscrizioni.istruzione.it, ku janë botuar edhe udhëzues me përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta. Edhe të gjithë të huajt me qëndrim të rregullt në Itali duhet të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla në këtë mënyrë.

Gjëja e parë që duhet bërë është regjistrimi në website. Mjafton të përpilohet një formular online e më pas i interesuari do të marrë një mesazh poste elektronike (e-mail) me udhëzimet për zgjedhjen e një fjalëkalimi, e më pas akoma një tjetër e-mail me  emrin e përdoruesit:

Pas regjistrimit, duke u futur në ëeb-site me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, duhet përpiluar kërkesa e regjistrimit në shkollë e fëmijës. Mund të shënohet shkolla e parazgjedhur, por edhe dy shkolla “rezervë” në rast se e para nuk ka vende të mjaftueshme:

Kujdes! Kjo procedurë nuk është e vlefshme për imigrantët pa leje qëndrimi që nuk kanë kod fiskal e për rrjedhojë nuk mund të përpilojnë kërkesën online. Ata mund e duhet të regjistrojnë bijtë vetëm duke shkuar personalisht në shkollën e zgjedhur apo që ndjek fëmija.

Natyrisht personeli shkollor nuk mund të sinjalizojë në Polici parregulllsinë e qëndrimit në Itali të prindërve. Një rregull ky që u garanton edhe bijve të imigrantëve të parregullt të drejtën-detyrimin e shkollimit.

Bijtë e imigrantëve në shkollat italiane janë çdo vit e më të shumtë. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në vitin shkollor 2012/2013 janë ulur në bankat e shkollave italiane 622.041 nxënës jo italianë, nga këta 81.085 me shtetësi shqiptare. Por 38,6% e nxënësve të huaj kanë lindur në Itali.

EP

Lexo edhe: Për bijtë i imigrantëve të parregullt kërkesa e regjistrimit paraqitet dorazi

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Reagon ish konsullja e Milanos: “Shërbimi me pagesë me aprovimin e ministrit Haxhinasto”

Varese. Sulmohet furgoni i policisë, arratiset një i burgosur