in

Dy vjet më parë vranë bashkatdhetarin, dënohen me 26 dhe 23 vjet burg

Gjykata për krimet e rënda të Ravennas ka dënuar 27-vjeçarët Artionil Binjakaj e Andi Feneraj, për vrasjen para dy vjetëve të Kleanth Sulkjes në Cartel Bolognese të Ravennas

Romë, 19 shkurt 2014 – 26 vjet burg për Artionil Binjakajn që qëlloi, dhe 23 vjet për Andi Fenerajn që mori pjesë pasivisht në vrasje. Ky është vendimi i Gjykatës për krimet e rënda të Ravennas për dy të rinjtë nga Vlora që më 27 shkurt 2012 qëlluan për vdekje 25-vjeçarin Kleanth Sulkja në Castel Bolognese të provincës së Ravennas. Gjykatësit i kanë njohur fajtorë për vrasje për motive të dobëta, por jo për vrasje me paramendim siç kërkonte Prokuroria, e që do të kish sjellë dënimin me burgim të përjetshëm të dy 27-vjeçarëve.

Binjakaj dhe Feneraj u dorëzuan vetë pranë stacionit të karabinierëve të Castel Bolognese-s, 18 ditë pas krimit të kryer dhe kanë deklaruar gjithnjë se ka qenë rastësi që kanë takuar viktimën të shoqëruar nga tre miq të tij dhe se kanë nisur të diskutojnë me njërin prej tyre, Andi Labotin, për shkak të një vajze. As nuk e njihnin viktimën, dhe në zënie e sipër, Binjakaj duhet të ketë dashur të qëllojë me pistoletë Labotin e jo Kleanth Sulkjen. Në fakt, edhe pas dhënies së sentencës që e dënoi me 26 vjet burg, Binjakaj ka bërtitur: “Nuk është kjo e vërteta. Nuk doja të vrisja një njeri ë as nuk e njihja”.

Lexo edhe: Castel Bolognese. Vritet me plumb në kokë 25 vjeçari

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Arriva a Roma “Katër i Radës”, l’audio documentario di Ornella Bellucci

Shenasi Rama: të vërtetat e grevës së studentëve dhe të rrëzimit të bustit