in

Në pak ditë, sekuestrohen rreth 4 tonë drogë në dy brigjet e Adriatikut

Më 28 shkurt një skaf me 2 tonë marihuanë u sekuestrua në Puglie, më 3 mars 1.750 kg u sekuestrua në Vlorë

Romë, 4 mars 2014 – Një lumë droge është ai i bllokuar vetëm ditët e fundit në dy brigjet e adriatikut.

Policia e Vlorës bllokoi orët e vonë të mbrëmjes të së hënës rreth 1750 kg marihuanë. Sasia e drogës u zbulua në një furgon, që lëvizte në aksin rrugor Kuç-Vlorë. Sipas policisë, lënda narkotike kishte si destinacion Italinë. Në operacion u arrestuan 3 persona.

Vetëm pak ditë më parë, më 28 shkurt, në brigjet puljeze Guardia di Finanza ka zbuluar e sekuestruar 2 tonë marihuanë. Droga është gjetur në një skaf të sapombërritur nga Shqipëria në pjesën e bregdetit mes Barlettas dhe Tranit. në këtë operacion u arrestuan në flagrancë katër persona, tre shqiptarë dhe një rumun.

 

Shtetësia italiane. Gjykatësit: “Vonesat të pajustifikueshme, 2 vjet duhet të mjaftojnë”

A chi giovano le imprecisioni del prof. Sartori?