Në dhjetor 2012 vranë në mënyrë barbare famullitarin Mario Del Becaro të Tizzanës në Pistoia. Bashkë me ta janë dënuar edhe dy të tjerë, B.Haxhillari dhe A. Kraja por vetëm me 6 vjet i pari dhe 1 vit e 8 muaj tjetri
Romë, 15 prill 2014 – Gjykata e Pistoias ka dhënë sot në mëngjes Gazmor Haxhillarin dhe Fation Krajën me, përkatësisht, 20 dhe 16 vjet burg. Për gjykatësit janë ata autorët e vrasjes së dom Mario Del Becaro, famullitar i Tizzanës në provincën e Pistoias.
Dënime, më të lehta se të parat, edhe për dy shqiptarë të tjerë të konsideruar bashkëpunëtorë të të parëve: 6 vjet burg për Bledar Haxhillarin dhe 1 vit e 8 muaj për Arbër Krajën.
Famullitari u gjet i vdekur në shtëpi të tij më 29 dhjetor 2012. Prifti u lidh dhe u rrah egërsisht. Sipas autopsisë shkaqet e vdekjes së tij ishin mbytja nga një shirit ngjitësi me të cilin i kishin mbyllur gojën dhe pjagët e marra nga të rrahurat. Vrasësit u larguan nga vendngjarja me makinën e priftit pasi i vodhën kasafortën që mbante në dhomë.
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)