in

Agimi i Artë. “Dhjetëra akte kriminale kundër imigrantëve”

“Rrihnim çdo pakistanez që na dilte përpara” dëshmitë e ish militantëve në raportin e Gjykatës së Lartë. “Struktura hierarkike, kryetari i plotfuqishëm si Hitleri”

1 tetor 2013 – Numërohen me “dhjetëra akte kriminale” në kurrikulumin e partisë ekstremiste të djathtë greke Agimi i Artë. Mes këtyre, dy vrasje, tre tentativa për vrasje dhe sulme të panumërta kundër imigrantëve.

I nxjerr në dritë një raport i nën-prokurorit të Gjykatës së Lartë, , Charalambos Vourliotis, botuar dje, në kuadrin e hetimeve mbi vrasjen më 17 shtator të rapper-it antifashist Pavlos Fyssas nga një prej militantëve të partisë.

Tashmë të arrestuarit janë 16, përfshirë mes tyre edhe Nikos Michaloliakos, themelues e lider historik i partisë dhe pesë deputetë të tjerë. Agimi i Artë është padyshim më e organizuar e më e shtrirë në mënyrë kapilare nga ç’mendohej, me shumë përkrahës, edhe mes forcave të rendit.

Sipas hetuesve, Agimi i Artë ka nisur “sulmet e tij që në vitin 1987, fillimisht kundër imigrantëve e më pas edhe kundër grekëve”.

Dy ish anëtarë të partisë kanë folur për “milicie sulmi” të ngritura apostafat në brendësi të lëvizjes që i kushtoheshin kryesisht “gjuetisë së të huajve”. “Kam marrë pjesë në shumë aksione në të cilat kishte 50-60 motoçikleta me nga dy vetë secila. Personi që rrinte mbrapa mbante në dorë një shkop me flamurin grek dhe godiste të gjithë pakistanezët që ndeshte” ka treguar njëri prej tyre.

Dëshmitarët, që sot jetojnë nën mbrojtje e shtetit, kanë rrëfyer për një aksion të armatosur kundër dy imigrantëve pakistanezë. Njëri arriti të shpëtonte, tjetri u kap, u rrah, u mor me shkelma në kokë.. “Thoshin “t’i japim një mësim” apo “ndoshta ka vdekur”.  Kishte shkopinj gome dhe thika në selitë e partisë”.

Raporti i Gjykatës së Lartë portretizon një strukturë të fortë hierarkike, në krye të të cilës është “i plotfuqishmi sipas parimit të Hitlerit, i ashtuquajturi Führerprinzip”. Ekzistojnë celula me pesë persona secila, me një përgjegjës që u referon krerëve. Anëtarët ndjekin kurse historie në të cilat mohohen prime e nazizmit, por mbi të gjitha ata marrin një përgatitje të tipit ushtarak.

Evangelis Venizèlòs, nën kryeministër dhe ministër i Jashtëm, ka paralajmëruar se qeveria do të paraqesë një projekt dekreti për të ashpërsuar luftën kundër racizmit. Në rend të ditës është edhe ndalimi i financimeve publike për Agimin e Artë: “Demokracia – ka shpjeguar ministri i jashtëm grek – nuk duhet të financojë kundërshtarët e saj”.

EP

Anjeza Rruci, talenti shqiptar në Italia’s got Talent

“Vite in transito”. Adrian Paci al PAC di Milano