in

Aksident rrugor. Humb jetën Besnik Nallbani

Besnik Nallbani, 51 vjeç, rezident në Chiari është përplasur me veturën e tij Volkswagen Polo me një kamion të ndalur buzë rruge

Vetura e aksidentuar e Nallbanit
Romë, 12 janar 2012 – Ka vdekur në vend në një aksident rrugor teksa shkonte në kantier, marangozi 51-vjeçar Besnik Nallbani. I lindur në Durrës, jetonte në Itali prej dhjetë vjetësh e nga viti 2009 ishte rezident në Chiari bashkë me të vëllanë Adrianin.

Aksidenti rrugor ndodhur të mërkurën në mëngjes rreth orës 6 në rrugën Serenissima që të çon nga Soncino në Ticengo. Sipas rindërtimit të parë të ngjarjes nga policia rrugore e Cremas, për arsye ende të panjohura, makina e Nallbanit është përplasur me një kamion të drejtuar nga një 36-vjeçar moldav, rezident në Crema, që kishte ndaluar buzë rrugë për një defekt motori.

Kur në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë, për Besnik Nallbanin nuk mund të bëhej më asgjë.

Skënderbejt e rremë të Shqipërisë

Narni. Rrihte të shoqen. Gjykatësi vendos largimin e tij nga shtëpia