Tiranë, 17 nëntor 2011 – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Bajram Curri-Krumë. Një 12 vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij.
Sipas burimeve të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kam. 12 vjeçari Erik Osmani, ka marrë automjetin e familjes së tij, pa dijeninë e saj dhe ndërsa ka qenë duke e drejtuar atë, ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë.
Dëshira e 12 vjeçarit për të drejtuar automjetin i ka kushtuar jetën si dhe ka vënë në rrezik jetën e vëllait të tij, Liridonit, i cili ndodhet në spitalin e qytetit të Bajram Currit, në gjendje kritike për jetën.