in

Aksidenti në A4. Vdesin nënë e bir

Romë, 20 dhjetor 2011 – Ka ndërruar jetë edhe foshnja, Lucas, që kish lindur më 23 shtator e që mbrëmë ish plagosur rëndë në aksidentin rrugor ku humbi menjëherë jetën e ëma. Quhej Jola dhe ishte vetëm 22 vjeç (dhe jo 25 siç u tha fillimisht).

Për gjithë natën, mjekët janë përpjekur të mbajnë Lucas në jetë, por p aia dalë mbanë. Ai ka vdekur sot në mëngjes.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën A4 Torino-Milano, në afërsi të dalie për Novara. 22-vjeçarja shqiptare udhëtonte në drejtim të Milanos me një Opel Astra bashkë me babanë e foshnjës dhe dy shqiptarë të tjerë 53 dhe 57 vjeç, që të gjithë rezidentë në provincën e Alessandrias.

Sipas rindërtimit të dinamikës së aksidentit nga policia rrugore, duket se në fazë parakalimi vetura ka prekur një autobus të Monzas, është rrotulluar duke zënë një korsi tjetër ku vinte një kamion që ka e ka marrë përpara. Përplasja ka qenë e fortë dhe makina ka përfunduar kundër murit të çimentos që ndan dy brezat rrugorë të autostradës. Për nënën e re nuk mund të bëhej asgjë, ndërsa Lucas tremuajsh është çuar në spitalin e Novarës ku, me gjithë ndihmën mjekësore nuk ka arritur gdhihet.

Janë plagosur lehtë të gjithë bashkëudhëtarët e tjerë të makinës.

 

Cittadinanza. Alla Camera “Figli d’Italia. Italiani che devono chiedere permesso”

Seconde Generazioni. Pd, Udc e Fli: “Scriviamo la riforma insieme al Pdl”