in

Alitalia e Air One shtojnë fluturimet për Shqipëri

Alitalia ofron për pasagjerët e Belle Air-it bileta mbrojtëse me tarifa 30% më të ulëta, por duhen blerë deri më 20 dhjetor, duke telefonuar në një numër të veçantë. Air One vë në dispozicion 13 mijë bileta me çmim nga 49 euro, për të gjithë.

Edhe Alitalia e Air One shtojnë ofertën e fluturimeve mes aeroporteve italiane dhe Rinasit pas falimentimit të Belle Air-it. Plani i zgjerimit të ofertës parashikon nisjen e fluturimeve të reja Air One nga 9 dhjetori për të lidhur aeroportin e Tiranës me atë të Venecias, çdo ditë me përjashtim të të martës, të Veronës, çdo ditë me përjashtim të të shtunës, dhe të Bolonjës, të hënë, të mërkurë, të premte e të diel.

Nga 5 janari 2014 do të nisë një fluturim i ri Bari-Tiranë, çdo të mërkurë, të premte e të diel.

Alitalia e Air One parashikon gjithashtu edhe shtimin e fluturimeve në linjat ekzistuese: Romë Fiumicino-Tiranë, nga 20 dhjetori do të ketë 36 fluturime Alitalia në javë (sot ka 28); nga 9 dhjetori Air One do të dyfishojë lidhjet Milano Malpensa-Tiranë, nga 14 në 28 në javë, ndërsa fluturimet Pisa-Tiranë do të kalojnë nga 8 që janë sot në 12.

Praktikisht, vetëm Alitalia e Air One do të ofrojnë 114 fluturime në javë mes Italisë e Shqipërisë.

Edhe Alitalia, ashtu si Blue panorama, ofron “biletë mbrojtëse” për pasagjerët e lënë në tokë nga Belle Air: kush ka një biletë të kompanisë shqiptare mund të blejë një biletë Alitalia me tarifa me zbritje 30% (përjashtuar taksat e shtesat). Këto bileta mund të blihen deri më 20 dhjetor, vetëm duke telefonuar në numrin kushtuar këtyre pasagjerëve +39.06.65859022, nga e hëna në të premte, nga ora 9.00 deri në 20.00, ndërsa të shtunë e të diel në orërin 9.00-17.00.

Ndërsa Air One, në të gjitha linjat e saj për dhe nga Tirana, ka vënë në shitje 13.000 bileta me çmim që fillon nga 49 euro (përfshirë të gjitha) për të udhëtuar nga 9 dhjetori deri në 24 mars 2014. Biletat me këto tarifa mund të blihen në faqet zyrtare të kompanisë italiane www.flyairone.com, nga të gjithë e jo vetëm nga pasagjerët e Belle Ai-it.

K.B. Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:
Nga Belle Air në Blu Express me 60 euro më shumë
Belle Air, shkëlqimi dhe rënia e një monopoli

 

Nga Belle Air në Blu Express me 60 euro më shumë

Rogo di Prato. Napolitano: “Illegalità e sfruttamento insostenibili”