“Punësimi dhe jetesa në Gjermani”, broshura informuese e botuar nga ambasada për të përfituar një leje qëndrimi
Tiranë, 4 mars 2016 – Ambasada gjermane në Tiranë publikoi së fundi një broshurë informuese në gjuhën shqipe për të gjithë ata që duan të punojnë në Gjermani.
E titulluar “Punësimi dhe jetesa në Gjermani”, broshura është përgatitur nga Agjencia Federale e Punësimit.
“Me efekt ligjor nga data 28.10.2015 janë lehtësuar kriteret ligjore për futjen në tregun gjerman të punës të qytetareve dhe qytetarëve nga Republika e Shqipërisë: Nga data 01.01.2016 e deri më datën 31.12.2020 qytetaret e qytetarët nga Republika e Shqipërisë kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale, e punë të tjera ndihmëse” lexohet që në fillim të broshurës.
Më pas sqarohen konkretisht kushtet dhe mundësitë që çdo qytetar shqiptar ka për të emigruar dhe për të gjetur një punë në Gjermani. Numërohen mbi 130 profesione pune për punonjës të kualifikuar që shkojnë nga shëndetësia në ndërtim, nga elektriçistët në profesionistë të sektorit të komunikacionit rrugor dhe logjistikës. Theksohet gjithashtu që “kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në nivelin e duhur”.
Shkarko broshurën Punësimi dhe jetesa në Gjermani