in

Apeli refuzon ekstradimin e Kajollit në Itali ku është dënuar me 40 vjet burg

Drejtësia shqiptare fillimisht i dha masën e arrestit shtëpiak e tani, qoftë në shkallë të parë qoftë në apel, refuzon ekstradimin e tij në Itali duke e kthyer në njeri krejtësisht të lirë

Refuzohet përfundimisht kërkesa e drejtësisë italiane për ekstradimin e Fatmir Kajollit, biznesmenit anëtar i këshillit bashkiak të Fierit. Ashtu si Gjykata e Fierit më 11 qershor, edhe ajo e Apelit të Vlorës ka refuzuar më 28 qershor  kërkesën për ekstradimin e Kajollit në Itali, ndonëse gjykata e Milanos dhe ajo e Romës e kanë dënuar atë me 40 vjet burg. Nga 12 qershori Kajolli u lirua pasi skadoi edhe afati 40 ditor i arrestit shtëpiak.

Policia e Fierit e arrestoi në prill pasi ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi është dënuar me 40 vjet burg nga 2 gjykata të ndryshme në Itali. Fatmir Kajolli, 47 vjeç, është anëtar i këshillit Bashkiak të qytetit të Fierit në dy mandate, i zgjedhur nga Partia Republikane. Ai njihet në Fier si biznesmen ndërtimi, përfshirë edhe ndërtim rrugësh, me veprimtari politike dhe me lidhje me disa ministra e politikanë të njohur në nivel lokal dhe qendror.

Ai ishte cituar nga kabllogramet e ambasadës së SHBA si një biznesmen i dyshimtë që mban lidhje me Fatmir Mediun.

Kajolli është dënuar nga Gjykata e Romës me 16 vite burg dhe nga Gjykata e Milanos me 24 vite, për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

 

AK mbledh artistët e rinj në Mbrëmjen e Artit në Firence

Se SuperMario prende a calci il sangue italiano