in

Arrestohet 32-vjeçari Mateo Deva për keqtrajtim të të shoqes

Në Mazzarino karabinierët arrestojnë një shqiptar pasi mjekët konstatuan plagë dhe fraktura të kockave të të shoqes

Romë, 27 tetor 2011 – Në Mazzarino, komunë e vogël në provincën e Caltanissetas, prej muajsh një grua jetonte në kushte nënshtrimi fizik dhe psikik ndaj të shoqit, shqiptarit Mateo Deva 32 vjeç, të cilit më në fund iu vunë hekurat.

Të lajmëruar nga fqinjët, karabinierët kanë trokitur në derë të shtëpisë së çiftit dhe kanë gjetur gruan me plagë në fytyrë dhe në kraharor. Duke u përpjekur të mbronte të shoin, fillimisht, gruaja u ka deklaruar forcave të rendit se kishte rrëshqitur dhe se plagët ishin pasojë e rënies. Por pas disa verifikimeve, e vërteta doli në dritë: prej muajsh Mateo Deva rrihte të shoqen, që ishte e detyruar t-u nënshtrohej kërkesave të të shoqit.

Mjekët e spitalit të Mazzarinos nga kontrollet e ndryshme kanë parë që gruaja kishte edhe plagë e thyerje kockash të vjetra, që kanë shtyrë karabinierët të besojnë se i shoqi e keqtrajtonte prej kohësh. Për këto arsye, ai është arrestuar dhe është mbyllur në burgun e Caltagirones. Tani duhet të japë llogari edhe për një urdhër dëbimi nga territori italian që në shkurt të vitit të shkuar i është lëshuar nga prefekti i Pesaro Urbinos.

Kultura kombëtare nuk është shuma algjebrike e votave politike

Pesë milionë imigrantë të rregullt, “së bashku përtej krizës”