Bënte pjesë në një organizatë kriminale që, sipas hetuesve të Guardia di Finanza, shpërndante çdo javë në Marche 25 kg heroinë dhe 5 kg kokainë
Romë, 9 shkurt 2012 – është kapur në Macerata Enver Hajdari, 32 vjeç, i kërkuar nga drejtësia sepse akuzohet të jtë anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas akuzës, organizata trafikonte çdo javë mesatarisht 25 kg heroinë dhe 5 kg kokainë që silleshin kryesisht nga Shqipëria dhe Holanda.
Enver Hajdari ishte një nga destinatarët e urdhrave të arrestit të lëshuar në nëntor të vitit 2011 ndaj 20 personave.
Në momentin e arrestimit Hajdari është përpjekur të mohojë identitetin e tij duke treguar një pasaportë me tjetër emër, por policia financiare e ndiqte prej dy muajsh dhe nuk është mashtruar nga dokumenti i rremë.
Hajdari konsiderohet Guardia di Finanza si një nga krerët e trafikut të drogës në zonë. Bashkë me vëllanë Leonardin, i arrestuar në nëntor, kontrollonin trafikun lokal. Një tjetër pjesëtar i familjes së tij dhe një person i katërt, gjithnjë shqiptar, që siguronin furnizimin me drogë të krahinës Marche, duke e sjellë nga veriu i Italisë, Shqipëria e Holanda, janë ende në kërkim.