in

Arrestohet një italian në Pavia i dënuar në Shkodër

Ivo Croce, 58 vjeç, është arrestuar për llogari të gjykatës së Shkodrës që e ka dënuar me 5 vjet heqje lirie për trafik ilegal makinash nga Italia në Shqipëri

Romë, 17 janar 2014 – Ivo Croce është një nga gjashtë italianët e dënuar në Shqipëri për vepra të ndryshme penale, emrat e të cilëve përfshihen në listën e mëse 700 të kërkuarve nga drejtësia shqiptare e botuar në mes të nëntorit në faqet online të Policisë së Shtetit. Së fundi, Ivo Croce, i datëlindjes 1955, është arrestuar në Cornale të Pavias, pikërisht për shkak të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria.

Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me pesë vjet burg për përfshirje në një trafik makinash nga Italia drejt Shqipërisë e vendeve të tjera të Evropës së Lindjes, fakte që kanë ndodhur në vitin 2008.

Ditët e ardhshme kur dosja e tij të mbërrijë në Itali do të vendoset mbi ekstradimin e tij.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Renzi: “Governo lavori su riforma della cittadinanza e dell’immigrazione”

Blue Panorama ndërron ditën e fluturimit pa lajmëruar pasagjerët